Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik... takoi drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Janez Kopac

E Marte, 12.02.2019




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ka pritur sot në takim drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Janez Kopac.

Kryetarja e komisionit, Sala Berisha-Shala, e cila drejtoi takimin, e njohu z. Kopac me fushëveprimtarinë dhe përgjegjësitë e komisionit që ajo drejton, ndërsa bëri të ditur planin për të monitoruar zbatimin e Ligjit për energjinë elektrike, si dhe atë për efiçiencë të energjisë.

"Komisioni, infrastrukturën ligjore, sidomos atë të sektorit të energjisë, e ka trajtuar me prioritet të lartë. Në komision kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe e kemi trajtuar ligjin për eficiencë të energjisë, i cili më pas është miratuar në Kuvend", theksoi Sala Berisha-Shala.

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac theksoi se Kosova duhet të ofrojë mbështetje për energjinë e ripërtëritshme. 

Në vazhdim, ai foli për sfidat dhe problemet në sektorin e energjisë në Kosovë dhe në rajon, duke përfshirë energjinë elektrike, naftën, burimet e ripërtërishme, Rregullatorin, mjedisin, efiçiencën e energjisë, klimën dhe subvencionet, ndërsa në vazhdim u përgjigj edhe në pyetjet dhe në çështjet e ngritura nga deputetët Sala Berisha-Shala, Hykmete Bajrami dhe Dardan Sejdiu. 

 

 

Komisioni për Zhvillim Ekonomik... takoi drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Janez Kopac