Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Marte, 12.02.2019




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, mbajti takimin e radhës të udhëhequr nga Muharrem Nitaj, kryetar, në të cilën, edhe pse të ftuar, nuk ishin në raportim zëvendësministri dhe sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, për ta informuar komisionin lidhur me grandet e kësaj ministrie.

Lidhur me mospjesëmarrjen e tyre, kryetari Nitaj, informoi se ka marrë përgjigje nga Ministria e Bujqësisë, me arsyetimin se ata nuk kanë autorizim nga askush për të raportuar në komision.

Ndërkaq, deputetët u dakorduan që t'i dërgojnë letër kryeministrit që ta caktojë ministrin, në mënyrë që në mbledhjen e radhës të vijnë të raportojnë lidhur me pretendimet e ngritura për grandet e bujqësisë.

Komisioni diskutoi lidhur me agjendën e projektligjeve të cilat kanë kaluar leximin e parë si dhe ndarjen e grupeve punuese.

Po ashtu, u diskutua edhe për vizitën e realizuar nga deputetët në Odën Ekonomike të Kosovës. Lidhur me këtë vizitë, deputetet ngritën shqetësimet e tyre lidhur me ndërrimin dhe falsifikimin e bar kodeve të disa produkteve.

Anëtarët e komisionit u dakorduan që t'i vizitojnë tri ministri të cilat kanë të bëjnë më këtë çështje.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...