Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Premte, 08.02.2019
Sot në orën 12:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të debatojë lidhur me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në një mbledhje të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar.
Kryesia, në mbledhjen e sotme shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.