Lajmet e fundit
GGD-ja dënon ashpër dhunimin e 16-vjeçares nga Drenasi
E Mërkure, 06.02.2019
Grupi i Grave Deputete ka shprehur indinjatën dhe zërin e protestës për dhunimin e të miturës 16-vjeçare nga Drenasi nga hetuesi policor V.V.
"Ky rast ka shokuar qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ne si GGD kërkojmë që sa më shpejt mbi hetuesin policor të bie pesha e drejtësisë. Profili i një polici të tillë që dhunon të miturën dhe e detyron në abort, është një këmbanë që secili nga ne të marrë guximin për të çrrënjosur karaktere të tilla, që eventualisht mund të jenë të pozicionuar ne vendet ku punojnë qytetarët e Republikës së Kosovës", thuhet në reagimin e GGD-së.