Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Hënë, 04.02.2019
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, në mbledhjen e mbajtur sot, të kryesuar nga kryetari Ismajl Kurteshi, shqyrtoi dhe miratoi ndryshimin dhe plotësimin e raporteve me rekomandime të këtyre Projektligjeve: Projektligjin për Kinematografinë, Projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, Projektligjin për Bibliotekat.
Këto projektligje do të procedohen në Kuvend për lexim të dytë.