Lajmet e fundit

Kuvendi miratoi dy amendamentet e propozuara nga GGD-ja

E Hënë, 04.02.2019




Grupi i Grave Deputete ka inkorporuar në buxhetin e vitit 2019 të Republikës së Kosovës, dy amendamente të cilat kanë të bëjnë me: "Shpenzimet bazike për strehimoret", në vlerë prej 660,000.00 eurosh, si dhe në nën-programin "QKUK-Shërbimi Terciare Shëndetësore", blerje e aparaturave në Institutin e Anatomisë Patologjike për të ofruar shërbimet e diagnostikimit të sëmundjeve malinje, në shumë prej 201,700 euro.

GGD-ja e ka vlerësuar shumë të rëndësishme miratimin e këtyre dy amendamenteve, të cilat do të jenë në dobi të qytetarëve të vendit.