Lajmet e fundit

Veseli në Washington: Kuvendi i Kosovës institucioni më transparent dhe më i hapuri për publikun (VIDEO)

E Mërkure, 17.07.2019




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Washington, ka folur sot në Forumin e liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan.


Në këtë forum, kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur për transparencën, llogaridhënien dhe hapjen e Kuvendit të Kosovës për mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët.


"Transparenca është garancia e vetme që institucionet publike të fitojnë besimin e qytetarëve. Besimi në institucionet publike është qenësor për një demokraci. Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucioni më transparent për shkak të zbatimit të disa politikave që kanë të bëjnë me hapjen e këtij institucioni. Ne e kemi hapur Kuvendin që të kenë qasje të gjithë, si mediat, shoqëria civile, grupet e interesit dhe qytetarët", tha Veseli.


Kreu i Kuvendit të Kosovës foli para të pranishmëve edhe për modernizimin e instrumenteve informative në Kuvendin e Kosovës.


"Përmes teknologjisë moderne ne e kemi bërë të qasshëm bashkëpjesmarrjen në procesin e ligjbërjes për të gjitha grupet e interesit, duke mundësuar qasje të drejtpërdrejtë për aktivizmin qytetar. Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës është i hapur për të gjitha grupmoshat duke krijuar qasje aktive për qytetarët, që të shohin, prekin dhe të kuptojnë institucionin më të lartë të Republikës së tyre", tha Veseli.


Linku i videos nga deklarata e kryetarit Veseli: https://wetransfer.com/downloads/88ee90e71079e6b01debd42e4c4de53a20190717163139/d709202879860f5238a776bad7fdb60620190717163139/d18878​

 

Veseli në Washington: Kuvendi i Kosovës institucioni më transparent dhe më i hapuri për publikun (VIDEO)Veseli në Washington: Kuvendi i Kosovës institucioni më transparent dhe më i hapuri për publikun (VIDEO)Veseli në Washington: Kuvendi i Kosovës institucioni më transparent dhe më i hapuri për publikun (VIDEO)