Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 17.07.2019




Komisioni për Punë dhe Mirëqenie Sociale, kryesuar nga Besa Baftiu, kryetare, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin për Inspektoratin e Punës.

Duke folur për rëndësinë e këtij projektligji, kryetarja Baftiu tha se si model është marrë Ligji i Inspektoratit të Punës së shtetit slloven.

"Gjatë vizitës sonë në Slloveni, ne kemi pasur mundësi nga afër të shikojmë se si është i rregulluar Ligji i inspektoriatit të punës, prandaj kemi vendosur që edhe ligji ynë të jetë sipas modelit slloven", tha Baftiu.

Kryesuesi i grupit punues, Bekim Haxhiu, para anëtarëve të komisionit interpretoi secilin nen dhe amandament të projektligjit, duke iu dhënë hapësirë edhe anëtarëve të tjerë të komisionit të japin rekomandime e tyre.

Pas një diskutimi mjaft produktiv dhe disa ndryshimeve brenda amendamenteve, projektligji mori mbështetjen e komisionit dhe u procedua tutje për shqyrtim në komisionet e përhershme.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale