Lajmet e fundit
Kusari-Lila në Kongresin Amerikan - kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet që ende se kanë bërë një gjë të tillë
E Marte, 16.07.2019
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari - Lila, e cila po merr pjesë në Forumin e liderëve parlamentarë në Kongresin Amerikan në Washington, ka folur për të arriturat dhe sfidat e shtetit të Kosovës, ndërsa ju bëri thirrje deputetëve të shteteve pjesëmarrëse që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin shtetin e ri demokratik të Evropës.
"Kosova është demokraci parlamentare për 18 vite dhe shtet i pavarur për 11 vite. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur gjashtë palë zgjedhje parlamentare dhe sfidat tona lidhur me procesin, por gradualisht kemi përparuar në organizimin e procesit zgjedhor. Sfida e Parlamentit të Kosovës janë mbajtja e fokusit në proceset zhvillimore dhe stabiliteti politik e avancimi demokratik. E kemi kuptuar se nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm pa demokraci të qëndrueshme", tha Kusari-Lila.
Deputetja Kusari - Lila në emër të delegacionit të Kosovës, falënderoi kongresmenët David Price (D) dhe Vern Buchanan (R), bashkëkryesuesit e programit për partneritet demokratik të Kongresit, si dhe përfaqësuesit e USAID, NDI dhe IRI, për ndihmën për zhvillimin e demokracisë në Kosovë.
Gjithashtu, deputetja Kusari - Lila u bëri thirrje deputetëve të shteteve pjesëmarrëse që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin shtetin e ri demokratik të Evropës.