Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Marte, 09.07.2019




Komisioni për Buxhet dhe Financa, mbajti sot mbledhjen e radhës të kryesuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan tri raporte të vitit 2018.

Raporti i parë që u miratua ishte ai Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, duke vazhduar më pas me atë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, si dhe raporti i fundit i miratuar ishte ai i Akademisë së Drejtësisë.

Të pranishëm ishin edhe auditorët, të cilët shpalosën gjetjet e tyre lidhur me raportet në fjalë.