Lajmet e fundit
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion...
E Marte, 02.07.2019
Sot, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, i kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi dhe përkrahu raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin nr. 06/L-100 për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja.
Në këtë takim, u shqyrtuan edhe shkresat e Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë, Valon Kurtaj. Anëtarët komisionit u pajtuan që sekretaria t'i kthejë përgjigje Kurtajt, duke konsideruar se ky komision nuk është kompetent për këtë çështje.
Po ashtu, pas një diskutimi të gjatë, anëtarët komisionit u dakorduan që lidhur me shqyrtimin e vërejtjeve dhe kërkesave të bashkëpunëtorëve profesionalë në lidhje me Draft-Rregulloren për përzgjedhjen, emërimin, të drejtat dhe detyrimet e bashkëpunëtorëve profesionalë, të krijohet një grup punues me këtë përbërje: Albulena Haxhiu, Hajdar Beqa, Korab Sejdiu dhe Shkumbim Demalijaj.
Ky grup punues pritet të mbajë takim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, me qëllim të marrjes parasysh të kërkesave të bashkëpunëtorëve profesionalë dhe gjetjes së zgjidhjes sa më të mirë të mundshme për pozitën e tyre.