Lajmet e fundit

Nga seanca e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë

E Mërkure, 26.06.2019




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, të cilën e udhëhoqi z. Faton Topalli, kryetar i Komisionit, ka mbajtur sot një takim me Drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, z. Shpend Maxhunin.

Në takimin e cekur më lartë të Komisionit, Drejtori Maxhuni i informoi anëtarët e komisionit për çështjet aktuale të lidhura me kërcënimet ndaj sigurisë në vend. Njëkohësisht, Maxhuni i njoftoi anëtarët edhe për sfidat me të cilat për momentin ballafaqohen institucionet e sigurisë në Kosovë, e sidomos Agjencia Kosovare për Inteligjencë.

Në seancën e njëjtë, anëtarët e Komisionit po ashtu shqyrtuan edhe nivelin e zbatimit të Planit të Punës për pjesën e parë të këtij viti, për çka u dhanë edhe propozimet konkrete për ngritjen e nivelit të rolit mbikëqyrës të këtij Komisioni.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë