Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli pret sekretaren Amerikane Madeleine Albright - e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën

E Mërkure, 12.06.2019




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright, e cila po qëndron në vendin tonë, në kuadër të manifestimeve me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-s.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi ish-sekretaren Albright që u është bashkuar qytetarëve të Kosovës në kremten e 20-vjetorit të çlirimit të vendit.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se falë mbështetjes së SHBA-së, Presidentitn Clinton, sekretares Albright dhe gjeneralit Clark, Kosova ka arritur lirinë dhe është sot shtet i pavarur.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ndërkaq, duke falënderuar kryetarin Veseli për pritjen, tha se po ndihet si në shtëpinë e saj.

Kryeparlamentari Veseli dhe ish-sekretarja Albright folën edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe miqësinë midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, si dhe për perspektivën e qartë euro-atlantike të shtetit të Kosovës.

 

 

Kryeparlamentari Veseli pret sekretaren Amerikane Madeleine Albright - e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën Kryeparlamentari Veseli pret sekretaren Amerikane Madeleine Albright - e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën Kryeparlamentari Veseli pret sekretaren Amerikane Madeleine Albright - e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën Kryeparlamentari Veseli pret sekretaren Amerikane Madeleine Albright - e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën Kryeparlamentari Veseli pret sekretaren Amerikane Madeleine Albright - e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën