Lajmet e fundit

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike

E Premte, 07.06.2019




Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, mbajti sot takimin e radhës, udhëhequr nga Vjosa Osmani, kryetare.
Komisioni, shqyrtoi pikën e rendit të ditës sa i përket përgatitjeve për organizimin e dëgjimit publik për Projektligjin e Diasporës, ku u diskutua në lidhje me këtë çështje dhe u vendos që dëgjimi publik për Projektligjin e Diasporës të mbahet me 18 qershor, në ambientet e Kuvendit.
Një çështje tjetër që u diskutua në këtë mbledhje ishte funksionalizimi i grupeve punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Sa i përket funksionalizimit të grupeve punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, Komisioni bëri thirrje që të funksionalizohen grupet punuese ekzistuese dhe të fillojnë me aktivitetet e tyre.
Po ashtu, në këtë mbledhje u shqyrtua mundësia për angazhimin e ekspertëve për Projektligjin për Diasporën, Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe Strategjinë për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku Komisioni doli me disa propozime dhe bëri thirrje që në hartimin e këtij Projektligji të marrin pjesë edhe organizatat e ndryshme dhe shoqëria civile.

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike