Lajmet e fundit

Nënkryetari Haliti takoi Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca

E Premte, 07.06.2019




Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, priti sot në takim Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Erinda Ballanca, e cila shoqërohej nga Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës, Hilmi Jashari.

Në takim i diskutua për bashkëpunimin që institucioni i Avokatit të Popullit i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, kanë kultivuar midis tyre, por edhe për mundësin e forcimit të mëtejmë të tij, nëpërmjet një memoraundimi të bashkëpunimit.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, theksoi se ekziston nevoja e këmbimit të përvojave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe e diskutimit të çështjeve në të cilat ngecin të dy vendet.

Ai foli për infrastrukturën ligjore që Kosova ka krijuar në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe për nevojën e forcimit të rolit të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit nga Republika e Shqipërisë, Erinda Ballanca, theksoi nevojën e një adresimi më të madh të rekomandimeve të këtij institucioni.

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Hilmi Jashari, nga ana e tij, u shpreh në favor të një bashkëpunimi më gjerë midis institucioneve të të dyja vendeve.

 

 

Nënkryetari Haliti takoi Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Erinda BallancaNënkryetari Haliti takoi Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Erinda BallancaNënkryetari Haliti takoi Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca