Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Hënë, 05.08.2019




Më 22 gusht 2019, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, për shpërndarjen e Legjislaturës VI të tij.

Kështu vendosi sot në mënyrë konsensuale Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga kryetari Kadri Veseli, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Seancës do t'i paraprijë mbledhja e nënshkrimeve të nevojshme të deputetëve.

Në seancën e 22 gushtit, para shpërndarjes së Legjislaturës VI, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2018, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

 

 

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit