Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Enjte, 18.07.2019




Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, kryesuar nga Xhelal Sveçla, nënkryetar i parë i komisionit, mbajti sot mbledhjen e rregullt, në të cilën u shqyrtua Projektligji nr.06/L-130 për Prodhimet Biocide, me raportin dhe amendamentet e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor.

Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të komisionit, morën pjesë përfaqësuesit e OSBE-së, KDI-së, dhe përfaqësuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Anëtarët e komisionit, pa debat, miratuan njëzëri miratuan Projektligjin nr.06/L-130, për Produkte Biocide, me raportin dhe amendamentet e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim