Lajmet e fundit

Seancë degjimore në Parlamentin italian për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

E Marte, 25.06.2019





Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përbërje të të cilit janë kryetarja e GGD-së, Mexhide Mjaku-Topalli dhe anëtarja Saranda Bugujevci, janë duke marrë pjese në seancën dëgjimore në Parlamentin italian, për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Të pranishme janë edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga dhe znj. Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilat do të dëshmojnë në Parlamentin italian.

Komisioni për Punët e Jashtme i Dhomës së Deputetëve dhe Komisioni Parlamentar i Hetimeve mbi Feminicidin (vrasje e grave) dhe mbi të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, të Senatit Italian, do të zhvillojnë seanca dëgjimore për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë.

Seancat do të kryesohen nga senatorja Valeria Valente, kryetare e Komisionit Parlamentar te Hetimeve mbi Femicidin dhe mbi të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, si dhe nga Marta Grande, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme e Dhomës së Deputetëve.

 

Seancë degjimore në Parlamentin italian për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë Seancë degjimore në Parlamentin italian për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë