Lajmet e fundit
Komisioni për Integrime Evropiane takoi një delegacion nga Gjermania
E Premte, 21.06.2019
Komisioni për Integrime Evropiane si dhe anëtarë të Komisonit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, pritën sot në takim një delegacion gjerman, të Partisë së Unionit Kristian-Demokrat (CDU).
Takimin e kryesoi kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, e cila ndër të tjerash tha që si komision ndihen jashtëzakonisht falënderues ndaj popullit gjerman për të asistencën e dhënë për vite të tëra, si dhe njëkohësisht ndihen të nderuar për vizitën e këtij delegacioni. Ajo përmendi edhe çështjen e liberalizimit të vizave, duke vlerësuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se mbetet ende jo shumë i qartë refuzimi i Bashkimit Evropian për t'i dhënë dritën e gjelbër këtij procesi.
Udhëheqësi i delegacionit nga Gjermania, Rainer Ëieland, duke shprehur kënaqësinë që gjendet për vizitë në vendin tonë, tha se nga shteti gjerman Kosova gjithmonë është trajtuar me kujdes dhe interesim shumë të madh. Ajo çka sipas tij ka nevojë më shumë të punohet, përpos çështjeve të brendshme si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritja e cilësisë në arsim etj., është edhe ndryshimi i përshtyjeve që disa shtete të Bashkimit Evropian i kanë rreth Kosovës, e cila pastaj ka ndikim në ngadalësimin e procesit integrues të Kosovës.
Anëtarët e komisioneve njëzëri kërkuan nga delegacioni që Gjermania të vazhdojë mbështjetjen për vendin tonë, në rrugën drejt Bashkimit Evropian, por po ashtu theksuan se përgjegjësia më e madhe për anëtarësim të Kosovës në BE u takon vet instituconeve dhe qytetarëve të Kosovës.