Lajmet e fundit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut... priti në takim Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca

E Premte, 07.06.2019




Sot, anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, pritën në takim Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca.

Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e Komisionit, Lirije Kajtazi, e cila pas u shprehu mirëseardhje mysafirëve nga Shqipëria, ia dha fjalën znj. Ballanca.

Ballanca u shpreh falënderuese për mikpritjen, ndërsa shtoi se Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës ka shumë praktika dhe eksperienca të mira, saqë mund të merren edhe model nga vendet fqinje.

Në takim i pranishëm ishte edhe vet Avokati i Popullit i Kosovës, Hilmi Jashari, i cili theksoi se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë në mes të të dy institucioneve homologe.

Më pas, takimi vazhdoi me diskutim të hapur. Anëtarët e Komisionit patën mundësinë t'u parashtrojnë pyetje mysafirëve nga Shqipëria në lidhje me çështjet më problematike që i shqetësojnë të dyja shtetet, sa i përket të drejtave të njeriut, e sidomos të fëmijëve.

 

Komisioni për të Drejtat e Njeriut... priti në takim Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Erinda BallancaKomisioni për të Drejtat e Njeriut... priti në takim Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca