Lajmet e fundit

Në Ditën e Bajramit, Veseli bën thirrje për solidaritet dhe respekt

E Marte, 04.06.2019




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, për nder të Festës së Fitër Bajramit, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.


Pas takimit me kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, kryeparlamentari Veseli uroi të gjithë besimtarët islamë në Republikën e Kosovës, në mënyrë të veçantë familjet e dëshmorëve e të martirëve.


Kreu i Kuvendit falënderoi myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe nëpërmjet saj çdo imam në Republikën e Kosovës, për predikimet e tyre anekënd Kosovës, në promovim të solidaritetit dhe respektin ndaj çdo feje tjetër, race a identiteti, por njëkohësisht, siç tha Veseli, duke dalluar identitetin tonë kombëtar, pa e fyer asnjë identitet tjetër.


"Pas këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës dhe solidaritetit, uroj që ne si komb të kujtojmë të kaluarën, por më shumë të mendojmë për të ardhmen, të mendojmë në mënyrë kritike për njëri-tjetrin, por të mos e urrejmë njëri-tjetrin. Ta ndihmojmë dhe përmirësojmë njëri-tjetrin", tha kryeparlamentari Veseli.​

 

 

Në Ditën e Bajramit, Veseli bën thirrje për solidaritet dhe respectNë Ditën e Bajramit, Veseli bën thirrje për solidaritet dhe respectNë Ditën e Bajramit, Veseli bën thirrje për solidaritet dhe respect