Lajmet e fundit
Grupi Parlamentar i Miqësisë Kosovë-Zvicër po qëndron në Bernë
E Marte, 14.05.2019
Grupi Parlamentar i Miqësisë Kosovë-Zvicër, i kryesuar nga kryetarja e këtij grupi, Mexhide Mjaku Topalli, në përbërje të të cilit janë edhe nënkryetarja Hykmete Bajrami dhe anëtaret Teuta Haxhiu e Ganimete Musliu, kanë zhvilluar takim me Grupin e Miqësisë Zvicër - Kosovë në Parlamentin e Zvicrës, përkatësisht kryetarin e këtij grupi, Felix Müri, si dhe anëtarët e tjerë, Alfred Heer dhe Cedric Wermuth.
Për më shumë se dy orë parlamentarët tanë patën mundësi të shtrojnë tema të ndryshme diskutimi, me c'rast morën mbështetje në shumë cështje. Ata premtua se shumë problematika të ngritura në takim, do të shtrohen për diskutim në organet e Parlamentit zvicran.
Ceshtja e parë e ngritur nga ana e delegacionit të Kosovës ishte cështja e sigurimeve pensionale, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës por që ka mbetur të kalojë edhe nga pala zvicrane.
Z. Müri premtoi se do të lobojë te deputetët e partisë së tij, të cilët parimisht kanë qëndrim kundër. Ai shprehu besimin se kjo do të votohet në parlamentin zvicran gjatë muajit qershor të këtij viti, kur pritet të dalë në votim.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës ngriti edhe cështjen e përballjes me taksa dhe shpenzime doganore, kur eshte fjala per produktet kosovare dhe bëri thirrje për trajtim të njëjtë me produktet e vendeve të rajonit.
Nga delegacioni kosovar u shtrua edhe mundësia për ndonjë marrëveshje të mundshme për tregti të lirë, sic është shembulli i marrëveshjes së ashtuquajtur EFTA, përmes të cilës do të perfitonin të të dyja vendet. Pala zvicrane u shpreh e interesuar për ta ngritur në nivelet më të larta të shtetit.
Lidhur me ngritjen e arsimit profesional të kuadrove dhe ndërtimin e shtëpive të pleqëve në Kosovë, temë kjo e hapur nga pala kosovare, z. Müri ishte i gatshëm të fillojë një bashkëpunim në kuptimin e shkëmbimit të pervojave me një shtepi të pleqëve në Zvicër dhe të mbështes në këtë fushë sociale të ndjeshme.
Në fund delegacioni i bëri ftesë z. Müri të vizitojë Kosovën në vjeshtën e këtij viti, gjë të cilën ai e pranoi me kënaqesi.
Grupi i Miqësisë gjatë ditës së sotme do të realizojë edhe takime të tjera me deputetë të tjerë, përfaqësues të bizneseve dhe me deputeten shqiptare në Kantonin e Cyrihut, Qëndresa Sadriu.