Lajmet e fundit

Selmanaj e Hadërgjonaj në Tiranë, po marrin pjesë në Konferencën Rajonale të Institucioneve të Auditimit...

E Premte, 10.05.2019




Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Driton Selmanaj dhe zëvendëskryetarja e parë e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadergjonaj, po marrin pjesë në Konferencën Rajonale të Institucioneve të Auditimit dhe Rrjetit të Komisioneve Parlamentare për Ekonomi, Financa, dhe Integrime Evropiane të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Banka Botërore dhe OECD/SIGMA, datë 9-10 maj 2019, në Tiranë, Shqipëri.

Në këtë Konferencë po marrin pjesë deputetë dhe përfaqësues nga Zyrat Kombëtare të Auditimit nga Parlamentet e Ballkanit Perëndimor.

Tema kryesore e Konference është "Fuqizimi i marrëdhënieve të Parlamentit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit për të përmirësuar performancën e auditimit të jashtëm në Shtetet e Ballkanit Perëndimor".

Pjesëmarrësit po bëjnë shkëmbimin e njohurive dhe përvojave për rolin e Parlamentit dhe komisioneve respektive për mbikëqyrjen financiare me çështjen e shqyrtimit të raporteve te auditimit dhe të përgatitur nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), si dhe bashkëpunimit të këtyre dy institucioneve në këtë proces.

Në procesin e bashkëpunimit në mes të Parlamentit dhe ZKA-së, specifikisht u diskutua për pavarësinë operacionale dhe financiare të ZKA-së, për mënyrën e analizimit të raporteve te auditimit nga Parlamenti dhe aplikimin e mekanizmit të përcjelljes së zbatimit të rekomandimeve të auditimit.

Temat e tjera të diskutimit dhe shkëmbimit të përvojave të Konferencës lidhen me sfidat dhe zgjidhjet për llogaridhënien dhe fuqizimin e llogarisë financiare.

Deputetët nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, prezantuan praktikat më të mira të Kosovës, por edhe sfidat në procesin e mbikëqyrjes parlamentare financiare, për bashkëpunimin e mirë që ka Kuvendi dhe ZKA në procesin e shqyrtimit të raporteve të auditimit dhe përcjelljen e zbatimit të rekomandimeve nga institucionet e audituara.

 

 

Selmanaj e Hadërgjonaj në Tiranë, po marrin pjesë në Konferencën Rajonale të Institucioneve të Auditimit... Selmanaj e Hadërgjonaj në Tiranë, po marrin pjesë në Konferencën Rajonale të Institucioneve të Auditimit... Selmanaj e Hadërgjonaj në Tiranë, po marrin pjesë në Konferencën Rajonale të Institucioneve të Auditimit...