Lajmet e fundit

Komisioni për Integrime Evropiane dhe Forumi për Transparencë Parlamentare, mbajtën një takim lidhur me Komunikimin në Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë

E Mërkure, 08.05.2019




Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Parlamentare, mbajti sot një takim lidhur me Komunikimin në Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë, rolin e shoqërisë civile dhe mediave.

Në këtë takim morën pjesë ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, deputetë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, ndërkaq, u moderua nga Besnik Vasolli (GIZ).

Fillimisht, fjalën hyrëse të këtij takimi e mori ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila vlerësoi se në rrugëtimin drejt procesit të integrimit evropian duhet që të punohet bashkërisht si institucione, shoqëri dhe individë, në mënyrë që të tejkalohen sfidat që kemi përpara në këtë proces.

"Për qytetarët është e paqartë se cilat institucione bartin përgjegjësitë për implementimin e reformave kyçe në fushat si sundimi i ligjit, fuqizimi ekonomik dhe promovimi i investimeve. Ministria e Integrimit Evropian ka një rol koordinues në procesin e integrimit dhe jemi të angazhuar që të eliminojmë të gjitha sfidat që pengojnë në rrugën drejt BE-së", tha Hoxha, duke shtuar se në vazhdimësi janë duke punuar në rritjen e transparencës, ndërsa përmendi faktin se raporti me rekomandime nga BE-ja do t'i ofrohet edhe qytetarëve.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, tha se
ka një vullnet pozitë-opozitë që agjenda e integrimeve evropiane të jetë prioritare, ndërsa përmendi faktin se roli i Kuvendit është vendimtar në proceset të cilat po i kalojmë, meqë sipas saj, të gjitha ligjet vijnë nga ky institucion.

Ajo shtoi se duhet të jemi të vetëdijshëm se procesi i integrimit evropian nuk është i lehtë dhe se në vazhdimësi duhet të ketë vullnet politik që të shtyhen përpara këto agjenda evropiane. Ajo theksoi nevojën për një bashkëpunim më të mirë me shoqërinë civile dhe mediat, si dhe një koordinim më të mirë dhe rol më të madh të tyre.
Kryetarja Deliu-Kodra po ashtu vlerësoi se komisioni të cilin e drejton ajo ka qenë jashtëzakonisht i hapur për shoqërinë civile dhe mediat dhe se të gjitha mbledhjet dhe takimet e këtij komisioni kanë qenë të hapura.

Deputetja Shqipe Pantina, anëtare e Forumit për Transparencë Parlamentare, duke folur në emër të këtij forumi tha se roli dhe kontributi i secilit akter të shoqërisë është i domosdoshëm dhe se kriteret të cilat janë të përcaktuara për tu bërë pjesë e BE-së, nuk duhet të shihen si kritere, por ato duhet të jenë synime tona si shoqëri.

"Duhet të mësohemi të ndërtojmë një shtet ku sundon ligji dhe të synojmë një shoqëri pa korrupsion, e jo thjeshtë t'i bëjmë këto sa për t'i plotësuar kriteret e BE-së", tha Pantina duke shtuar se synohet një bashkëpunim më i gjerë me organizatat e shoqërisë civile dhe mediat.

Në këtë takim me diskutimet e tyre kontrubuan edhe deputetët: Zenun Pajaziti, Ismail Kurteshi, Visar Ymeri, Armend Zemaj, Fatmire Kollqaku, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave: Venera Aqifi, eksperte lokale (Projekti "Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë", GIZ), Gjeraqina Tuhina, eksperte e GIZ, Arbëresha Loxha -GLPS, Kushtrim Sadiku, Klan Kosova, si dhe përfaqësues tjerë pjesëmarrës.

Në vazhdim u diskutua lidhur me inputin e shoqërisë civile në raportin për vendin, bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës në monitorimin e zbatimit të kritereve dhe komunikimi i të arriturave, rolin e mediave në informimin e opinionit publik rreth integrimeve evropiane, si dhe shumë çështje tjera.

Krejtësisht në fund, u diskutua edhe për hapat e mëtutjeshëm për Kuvendin dhe për mbikëqyrjen efektive të qeverisë dhe për modalitetet e bashkëpunimit për një komunikim më efektiv.

 

Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Parlamentare, mbajti sot një takim lidhur me Komunikimin në Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë, rolin e shoqërisë civile dhe mediave.   Në këtë takim morën Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Parlamentare, mbajti sot një takim lidhur me Komunikimin në Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë, rolin e shoqërisë civile dhe mediave.   Në këtë takim morën Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Parlamentare, mbajti sot një takim lidhur me Komunikimin në Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë, rolin e shoqërisë civile dhe mediave.   Në këtë takim morën Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Parlamentare, mbajti sot një takim lidhur me Komunikimin në Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë, rolin e shoqërisë civile dhe mediave.   Në këtë takim morën