Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Premte, 03.05.2019
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, sot mbajti mbledhje të rregullt, të cilën e kryesoi Duda Balje, kryetare.
Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit, me në krye z. Hilmi Jashari, si dhe përfaqësuesit e HENDIKOS-it dhe ata të KDI-së..
Pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit, për vitin 2018.
Pas diskutimeve gjithëpërfshirëse, anëtarët e Komisionit njëzërit miratuan këtë Raport.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit e shqyrtuan edhe Raportin për P/ligjin nr.06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës dhe të njëjtin e miratuan.njëzërit.