Arkivi
Periudha e dytë Legjislative (23.11.2004 - 12.12.2007)
Nekibe Kelmendi
Funksionet në Kuvendin e Kosovës
Partia
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Të dhëna personale
- E lindur më 11.05.1944 në Pejë, Kosovë
- E ve
Arsimimi
- Fakulteti Juridik dhe provimi i jurisprudencës
Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake
- 1963–1964: Arsimtare e fizikës në shkollen fillore në Raushiq, komuna e Pejës
- 1966–1968: Referente në ndërmarrjen e banesave në Prishtinë
- 1968–1987: Gjyqtare në Gjykatën komunale në Prishtinë (një vit) dhe në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë
- 1974–1976: Avokate (e para në historinë e gruas shqiptare në Kosovë)
- 1974-1976: Sekretare e Odës së Avokatëve të Kosovës
- 1994–2000: Avokate në avokaturën e avokatit Bajram Kelmendi
- 2000–2001: Bashkëdrejtuese e Departamentit të Drejtësisë pranë UNMIK-ut
- 14 dhjetor 1989: Bashkëthemeluese e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
- 23 dhjetor 1989: Bashkëthemeluese dhe anëtare e Kryesisë së parë të LDK-së
- 1998–2002: Sekretare e Përgjithshme e LDK-së
- Autore e shumë shkrimeve profesionale nga fusha e të drejtave të njeriut, mbi gjendjen në Kosovë dhe nga fusha juridike, prej të cilave më i rëndësishmi është shkrimi me titull “Kosova nën barrën e ligjeve diskriminuese dhe antikushtetuese të Serbisë – fakte dhe dëshmi”, tekst ky i përfshirë në një rezolutë të OKB-së për Kosovën (1992).
Adresa
- Rr. “Bajram Kelmendi” Nr. 60, Prishtinë