Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 28.03.2017




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi zonja Jasmina Zhivkoviç, kryetare e Komisionit, u shqyrtua vetëm një Projektligj dhe atë P/ligji nr. 05/L-132 për automjete, me amendamentet e Komisionit përgjegjës për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Anëtarët e Komisionit, pa shqyrtim, përkrahën procedimin e mëtejmë të P/ligjit nr. 05/L-132 për automjete, me amendamentet e Komisionit përgjegjës për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, për miratim, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim