Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 28.03.2017




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi një projektligj dhe një nismë legjislative të iniciuar nga deputetja, Sala Berisha- Shala.

Fillimisht është shqyrtuar dhe përkrahur në parim Projektligji për shoqëritë tregtare, të cilin para anëtarëve të Komisionit e paraqiti minitrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu po ashtu edhe nismën legjislative të Ligjit për miniera dhe minerale. Pas kësaj, kjo nismë legjislative do të procedohet tutje sipas Rregullores së Punës së Kuvendit.

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...