Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

E Hënë, 27.03.2017




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, u diskutua lidhur me procesin e përzgjedhjes së pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Kryetarja e komisionit, Kajtazi, kërkoi nga anëtarët të japin opinionet e tyre përkitazi me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zëvendës të Avokatit të Popullit.

Komisioni, pasi shqyrtoi dhe analizoi në tërësi çështjen në fjalë, vendosi që t'i rekomandojë Kuvendit rishpalljen e konkursit për pesë pozitat e zëvendësit të Avokatit të Popullit.

Në këtë mbledhje, u shqyrtuan po ashtu, edhe peticionet e qytetarëve drejtuar komisionit. Anëtarët e komisionit u dakorduan që t'i vizitojnë dhe të kërkojnë sqarime nga institucionet përkatëse lidhur me kërkesat e qytetarëve.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...