Lajmet e fundit
Na mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Hënë, 27.03.2017
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillimi Rural, Mjedis dhe Planifikimi Hapësinor, i kryesuar nga z. Duda Balje, kryetare e Komisionit, mbajti sot takim me ç'rast u diskutua dhe u shqyrtua rekomandimi për zhvendosje të banorëve të mbetur të fshatit Hade.
Anëtarët e Komisionit shqyrtuan rekomandimet lidhur me zhvendosjen e banorëve të fshatit Hade dhe nxorën përfundim që në emër të Komisionit t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës kërkesë, me të cilën kërkohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës të informoj se çka është punuar në planin e zhvendosjes së këtyre banorëve në një lokacion të ri