Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Mërkure, 22.03.2017
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesur nga z. Agim Çeku, nënkryetar i parë i Komisionit, u shqyrtuan tre projektligje: Projektligji nr. 05/L-118 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore, me amendamentet e Komisionit përgjegjës për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullorn e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit; Projektligji nr. 05/L-105 për mbrojtjen e fëmijës, me amendamentet e Komisionit përgjegjës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, si dhe Projektligji nr. 05/L-143 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-21, me amendamentet e Komisionit përgjegjës për Punë të Brendshme, dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.
Anëtarët e Komisionit, pa debat, përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre tre projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.