Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut..., Lirije Kajtazi, mori pjesë në Konferencën “Ndriçimi i së vërtetës për luftëtarët dhe civilët e pagjetur në luftën kroate për pavarësi”, që u mbajt në Parlamentin Evropian
E Mërkure, 22.03.2017
Me ftesë të deputetit të Parlamentit Evropian, Ivica Toliç, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Lirije Kajtazi, më 20 - 21 mars 2016, ka marrë pjesë në Konferencën e mbajtur në Parlamentin Evropian, me titull: "Ndriçimi i së vërtetës për luftëtarët dhe civilët e pagjetur në luftën kroate për pavarësi".
Në kuadër të diskutimeve të përfaqësuesve të parlamenteve respektive, Lirije Kajtazi diskutoi në lidhje me çështjen e personave të pagjetur në Republikën e Kosovës.
Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pati edhe një takim të veçantë zyrtar, me z. Ivica Toliç, ku u diskutuan aspekte të bashkëpunimit ndër parlamentar, me theks në fushën e personave të pagjetur dhe zbardhjes sa më parë që është e mundur të fatit të tyre.