Lajmet e fundit

Komisioni për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis dhe planifikim hapësinor

E Marte, 21.03.2017




Komisioni për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis dhe planifikim hapësinor mbajti sot seancën e rregullt, të cilën e kryesoi kryetarja Duda Balje, në të cilën si pika më të rëndësishme ishin: shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me shpërnguljen e banorëve të mbetur të Fshatit Hade dhe caktimi i GP për Projektligjin për infrastrukturë, planifikim hapësinor dhe ndërtim.

Në seancë ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, INDEP-it, e KDI-së.

Lidhur me shpërnguljen e banorëve të mbetur në Fshatin Hade, Komisioni erdhi në përfundim që në seancën e ardhshme të tij të nxjerr rekomandimet përfundimtare dhe të njëjtat t'ia përcjell Kryesisë së Kuvendit me kërkesë që për këtë çështje në njërën prej seancave të ardhshme të nxjerrët vendim për debat në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë seancë komisioni gjithashtu vendosi për caktimin e GP katër anëtarësh për Projektligjin për infrastrukturë, planifikim hapësinor dhe ndërtim.

Komisioni për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis dhe planifikim hapësinor