Lajmet e fundit

Nga punëtoria e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Hënë, 20.03.2017




Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ka mbajtur një punëtori 3-ditore në Durrës.

Gjatë kësaj punëtorie, Komisioni ka harmonizuar ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin e RTK-së, i cili projektligj do të procedohet në Qeveri për mendim.

Komisioni ka shqyrtuar edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës, i cili është në procedurën e amendamentimit në komision.

Komisioni gjatë punëtorisë ka shqyrtuar edhe kërkesën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për ndryshimet dhe plotësimet në ligjin në fuqi për KPMSHCK-në.