Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Hënë, 20.03.2017
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar. Në këtë takim, të ftuar për diskutim lidhur me sponzorizimet në fushën e sportit, ishin përfaqësues të disa federatave: Federatës së Futbollit, Automobilizmit, Boksit, Mundjes dhe asaj të Notit.
Kryetari i komisionit, Hasani, i njoftoi përfaqësuesit e federatave lidhur me procedurën e shqyrtimit dhe miratimit të Ligjit për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Ai bëri të ditur se ky ligj, i cili ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti, do të jetë në të mirë të të gjitha federatave. Duke ftuar të gjitha institucionet që të zbatojnë këtë ligj, Hasani theksoi se nëpërmjet këtij ligji do të lehtësohet subvencionimi i aktiviteteve sportive.
Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e federatave paraqitën opinionet e tyre rreth paqartësive përkitazi me zbatueshmërine e këtij ligji, për të cilat morën sqarime nga anëtarët e komisionit.
Anëtarët e komisonit njëzëri vleresuan se Ligji për spozorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, është në interes të federatave, klubeve sportive dhe të bizneseve, të cilët përmes lirimeve nga tatimi mund të mbështesin shumë aktivitete sportive.