Lajmet e fundit
Deputeti Haradinaj mori pjesë në punimet e Komisionit të përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim për Sigurinë, në Asamblenë Parlamentare të PBEJL-së
E Shtune, 18.03.2017
Sot, kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së në Kuvendin e Republikës se Kosovës, Daut Haradinaj, mori pjesë në punimet e Komisionit të përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim për Sigurinë, në Asamblenë Parlamentare të PBEJL-së, të cilat u zhvilluan në Parlamentin e Kroacisë.
Tema e diskutimit ishte migrimi dhe refugjatët, fidat e sigurisë në Evropën Juglindore - përgjegjësitë rajonale, ndërsa raportues ishin përfaqësues nga delegacioni i Beogradit.
Gjatë diskutimeve, Daut Haradinaj kërkoi nga raportuesi dhe nga të praniahmit që të dallojnë shembujt e Kosovës, refugjatët e të cilës ishin pasojë e luftës për liri, jo për ideologji fetare.
Në fund, me disa plotësim-ndryshime, u miratuan raporti dhe rezoluta.