Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Marte, 14.03.2017
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, kryesuar nga zonja Duda Bale, kryetare e Komisionit, shqyrtoi Projektligjin për Mbrojtjen nga Zhurma, Projektligjin për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore dhe Projektligjin për Kompleksin Memorial „Adem Jashari" në Prekaz.
Anëtarët e Komisionit, pa debat, e përkrahën procedimin e këtyre tri ligjeve për miratim në Kuvendin e Kosovës.