Lajmet e fundit
U mbajt takimi i parë i anëtarëve të Grupit parlamentar të Miqësisë Kosovë – Suedi të Kuvendit të Kosovës
E Marte, 14.03.2017
Është mbajtur sot takimi i parë i anëtarëve të Grupit parlamentar të Miqësisë Kosovë - Suedi të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me ftesë të kryetares së këtij grupi, Xhevahire Izmaku.
Gjatë këtij takimi, deputetja Izmaku kumtoi zyrtarisht fillimin e aktivitetit të këtij grupi, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të diplomacisë parlamentare nëpërmjet grupeve të miqësisë, në theks të veçantë rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit me homologët suedezë dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe me Parlamentin e Suedisë, në fushat me interes të përbashkët.