Lajmet e fundit

Të mërkurën mbahet takimi në të cilin do të diskutohet për buxhetimin gjinor

E Marte, 14.03.2017




Të mërkurën, më 15 mars 2017, organizuar nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe mbështetur nga UNDP-ja, mbahet takimi i deputeteve të Kuvendit dhe mbi 100 asambleisteve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilin do të diskutohet për buxhetimin gjinor.

Takimi është planifikuar të ofrojë fokus të ri në aspektet e buxhetimit gjinor dhe të paraqes përpjekje të re në forcimin e mëtejmë të kapaciteteve të gruas në politikë, për të adresuar në mënyrë të përbashkët çështjet e buxhetimit gjinor dhe për promovimin e barazisë gjinore brenda kontekstit dhe rrethanave aktuale në Kosovë.

Vendi: Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, Salla e seancave plenare

Koha: 11:00


Agjenda:

11:00 - 11:10 Fjala e mirëseardhjes
Znj. Blerta Deliu, kryesuese e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës

11:10 - 11:20 Kuvendi dhe fuqizimi i grave në Kosovë
Zt. Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës

11:20-11:30 Mbështetja e UNDP-së për fuqizimin e e grave në Kosovë
Znj. Alessandra Roccassalvo, zëvendëse e përfaqësuesit të
përhershëm, UNDP Kosovë

11:30-11:50 Rëndësia e buxhetimit gjinor për ndryshime sociale
Anëtaret e Bordit të Grupit të Grave të Kuvendit të Kosovës

11:50-12:00 Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës

12:00 - 13:30 Buxhetimi gjinor në qeverisjen lokale: Rëndësia, sfidat dhe
hapat e ardhshëm

Gratë përfaqësuese të kuvendeve komunale


Mirëpresim ekipet tuaja.

 

 

Të mërkurën mbahet takimi në të cilin do të diskutohet për buxhetimin gjinor