Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit

E Premte, 10.03.2017




Mbledhja e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka filluar punimet me votimet e një varg projektligjesh.

Këto projektligje, debati për të cilat është zhvilluar gjatë seancës së djeshme janë: Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Trashëgiminë në Kosovë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën jo-kontestimore, Projektligji për Noterinë, Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Projektligji për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria Federale e Financave, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për Themelimin e Programit Kornizë për Bashkëpunim Financiar, Projektligji për Ratifikimin e Protokollit Financiar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës, dhe të Marrëveshjes për Hua për zbatimin e Protokollit Financiar ndërmjet Ministrisë së Financave së Republikës së Kosovës dhe NATIXIS dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për FSDK - Linja e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në këtë seancë, Kuvendi miratoi edhe Raportin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, janë shqyrtuar dhe mirtauar në lexim të dytë edhe amendamentet e Projektligjit për shërbime si dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit