Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Enjte, 09.03.2017




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi Nënkryetari i parë Agim Çeku, shqyrtoi katër projektligje: Projektligjin për BQK, Nr. 03/L-209, me amendamentet e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa; Projektligjin Nr. 05/L-129 për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve, Nr. 04/L-149, me amendamentet e Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren Punës së Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e AKK-së; Projektligjin Nr. 05/L-127 për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Nr. 04-L-033, lidhur me AKP-në, së bashku raportin e Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, si dhe Raportin Plotësues të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, Nr. 05/L-122.

Anëtarët e komisionit, pa diskutime, mbështeten katër ligjet e cekura për procedim të mëtejmë për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, në vazhdim, lidhur me shqyrtimin në parim të Projektligjit, Nr.05/L-139 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, Nr. 03/L-064, Komisioni në cilësinë e komisionit funksional, vendosi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një mbledhje tjetër të komisionit.

 

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim