Lajmet e fundit

Gratë deputete në Bruksel, diskutojnë për fuqizimin e rolit të gruas në ekonomi

E Mërkure, 08.03.2017




Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare te Gruas, një grup i grave deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës po qëndron në Bruksel, ku po merr pjesë në një punëtori në te cilën po diskutohet lidhur me fuqizimin e rolit të gruas në ekonomi.

Delegacioni përbëhet nga Blerta Deliu -Kodra, kryetare e GGD-së, dhe anëtaret e tjera të këtij grupi, Lirije Kajtazi dhe Shukrije Bytyçi.

Në këtë punëtori po marrin pjesë të gjitha anëtaret e parlamenteve kombetare si dhe anëtaret e Parlamentit Evropian.

 

Gratë deputete në Bruksel, diskutojnë për fuqizimin e rolit të gruas në ekonomi