Lajmet e fundit
Deputetja Emini priti Sekretarin e përgjithshëm të Qendrës Austriako-Franceze në Austri, Johannes Kyrle dhe ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler
E Mërkure, 08.03.2017
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, priti sot në takim Sekretarin e përgjithshëm të Qendrës Austriako-Franceze në Austri, Johannes Kyrle dhe ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Në fillim të këtij takimi, z. Johannes Kyrle e ka falënderuar kryetaren e komisionit znj. Emini për takimin lidhur dhe mundësinë e bashkëpunimit e të shkëmbimit të pikëpamjeve sa i përket perspektivës së Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, në procesin e integrimit evropian.
Ndërsa kryetarja Emini e ka njoftuar z. Kyrle me punën e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe rolin e tij në Kuvendin e Kosovës. Ajo po ashtu ka falënderuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler për bashkëpunimin dhe mbeshtetjen dhënë Kosovës, kryesisht në Procesin e Berlinit. Gjithashtu, në këtë takim janë diskutuar disa tema të cilat janë më rëndësi të diskutohen në tryeza të përbashkëta kryesisht që ndërlidhen me perspektivën evropiane të Kosovës dhe rajonit.