Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…

E Marte, 07.03.2017




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryesuar nga Selvije Halimi, zv/kryetare, ka shqyrtuar raportin e Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 05/L-127 për plotësimin e ligjit nr. 04./L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Me këtë rast, Komisioni ka përkrahur raportin, me rekomandimin që komisioni funksional ta riformulojë titullin e këtij projektligji.
Komisioni ka shqyrtuar edhe raportin plotësues me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 05/L-122 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. Komisioni i ka rekomanduar komisionit funksional që bashkërisht me Komisionin për Buxhet dhe Financa të harmonizojnë amendamentet e propozuara konform Ligjit të Shërbyesve Civil.

Ndërkaq, sa i përket Raportit me amendamente të grupit punues në Projektligjin nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore (të cilin e prezantoi kryesuesi i këtij grupi Agim Ademaj), u përkrah për procedim në mbledhje plenare të Kuvendit.
Krejtësisht në fund, Komisioni është njoftuar edhe lidhur me vizitën e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që do ta zhvillojnë në Kuvendin e Kosovës, si dhe me vizitën e ambasadorit zvicran në Kuvend. Të dyja këto vizita do të zhvillohen gjatë këtij muaji.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…