Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i punimeve të Konferencës ndër-parlamentare: “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse”
E Premte, 03.03.2017
Konferenca ndër-parlamentare: "Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse", ka vijuar me agjendën e saj të punës edhe pasdite, në të cilën debati është zhvilluar lidhur me temën: "Rrjetet Trans-Evropiane në fushën e transportit, si dhe energjia dhe ndërlidhja".
Me ekspozetë e tyre lidhur me temën e parë u paraqitën: Karima Delli, eurodeputete, kryetare e Komisionit për Transport dhe Turizëm, Isabella De Monte, eurodeputete, anëtare e Komisionit për Transport dhe Turizëm dhe Nerejda Hoxha, menaxhere e Planifikimit të Transportit në Organizatën Rajonale të Vëzhgimit të Transportit në Evropën Juglindore.
Me këtë rast, diskutuesit vunë në dukje rëndësinë e transportit në Evropë, me theks të veçantë atë në Ballkanin Perëndimor.
Reformat që po merren nga BE-ja për avancimin e këtij sektori, si dhe obligimet e shteteve përkatëse në përmbushjen e obligimeve për një transport sa më të efektshëm e më të sigurtë, ishte temë thelbësore në pjesën e debatit për këtë çështje.
U vijua më pas me temën: "Energjia dhe ndërlidhja", për të cilën folën: DavorKunc, Menaxher i programit, Energjia dhe Transporti, Njësia për bashkëpunim dhe programe rajonale (Ballkani Perëndimor), Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), Komisioni Evropian, dhe Simon Uzunov, Udhëheqës i Njësisë së Energjisë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.
Ata u fokusuan në reformat dhe domosdoshmërinë e prodhimit të energjisë së ripërtëritshme në Evropë, si dhe në përdorimin efiçient të saj.
Edhe lidhur me këtë temë është zhvilluar debat i gjerë nga të pranishmit, të cilët paraqitën pikëpamjet e tyre.
Në fund të debateve, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, në cilësinë e nikoqirit të takimit, Xhavit Haliti, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, ndërkaq, takimin e vlerësoi si të dobishëm dhe domethënës për vendin tonë.
Konferenca përfundoi punimet me nxjerrjen e një deklarate të përbashkët, nëpërmjet së cilës shprehet suksesi i kësaj konference dhe nevoja e bashkëpunimit të mëtejmë.
Teksti i deklaratës:
Zhvillimi i Rrjetit Trans-Evropian dhe lidhshmëria janë faktorët kyçe në Integrimet Evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, u tha deputetëve nga rajoni nga ana e eurodeputetëve.
Pas përmbylljes të konferencës ndër-parlamentare për "Politiken e Rrjetit Trans-Evropian dhe Agjendës Lidhëse", e cila është mbajtur në Prishtinë (Kosovë) me2 dhe 3 mars2017, Kryesuesit të Konferencës, Znj.Karima Delli,eurodeputete, Kryetare e Komisionit për Transport dhe Turizëm në Parlamentin Evropian dhe Z.Xhavit Haliti, deputet, Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, e kanë lëshuar këtë deklaratë:
"Konferenca ndër-parlamentare iu ofroj Eurodeputetëve mundësinë për të debatuar me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për rolin e parlamenteve në zgjedhjet strategjike të infrastrukturës dhe lidhjeve në gjitha vendet e Evropës, financimin e tyre dhe zbatimin. Suksesi i këtij procesi mbetet njëri nga prioritetet më madhore politike të BE-së i cili do të formon tërë procesin e Integrimeve Evropiane.
Deputetet nga rajoni i shkëmbyen këndvështrimet me eurodeputetët për përvojat dhe arritjet në fushën e transportit, energjisë dhe telekomunikacionit, dhe rolin e Parlamenteve në nxitjen e zgjedhjeve të politikave të qëndrueshme dhe ekologjike. Anëtaret kanë diskutuar për ndërveprimin, interesat e konsumatorëve, transportin e kombinuar dhe shpenzimet e roamingut, dhe shfuqizimin e standardeve të papajtueshme kombëtare.
Eurodeputetët e kanë theksuar rëndësinë e një kornize të favorshme ligjore të bazuar në sundimin e ligjit, qartësinë ligjore dhe gjyqësore dhe vullnetin për të bashkëpunuar me fqinjët në nivelin rajonal, si faktorët kryesor për tërheqjen e investimeve. Roli kryesor i masave reformuese të lidhjes së butë ka qenë i theksuar. Anëtaret kanë thirrur për një qasje të re nga BE-ja për politiken e zgjerimit për të luftuar rënien e mbështetjes për integrimet në BE, për të sjell shpresë dhe stabilitet në rajon.
Konferenca ka qenë e organizuar nga Kuvendi i Kosovës dhe aty kanë marr pjesë delegacionet nga pesë vendet në zgjerim nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, përfshirë këtu dhe 18 deputet si dhe Eurodeputetët si në vijim: Znj.Karima DELLI (Greens/EFA, Franca), Znj.Isabella DE MONTE (S&D, Itali), Z.Knut FLECKENSTEIN (S&D, Gjermani), Z. Jozo RADOŠ (ALDE, Kroacia), Znj.Eleni THEOCHAROUS (ECR, Qipro). Pjesëmarrësit kanë shprehur keqardhje për mungesën e delegacioneve nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia.
Konferenca ndër-parlamentare ka qenë e organizuar në bashkëpunim me Komisionet për Punë të Jashtme (AFET), për Industri, Hulumtim dhe Energji (ITRE) dhe Transport dhe Turizëm (TRAN)dhe me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal si pjesë e Programit Mbështetës të Parlamentit Evropian për parlamentarët e vendeve ne zgjerim.