Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

E Premte, 03.03.2017




Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, ka mbajtur sot takimin e radhës, në të cilin ka raportuar drejtori i ri i AKI-së, Driton Gashi.

Ai e ka njoftuar komisionin me punën që është duke bërë në krye të këtij institucioni, pasi që është në fillim të mandatit të drejtorit të saj, si dhe për punën e Agjencisë në tërësi.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për aspekte të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për rolin e AKI-së në sigurinë e vendit.

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së