Lajmet e fundit

Në Prishtinë po zhvillon punimet Konferenca ndër-parlamentare: “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse”

E Premte, 03.03.2017




Nën organizimin e Parlamentit Evropian, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, sot në Prishtinë po i zhvillon punimet Konferenca ndër-parlamentare me temën: "Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse".

Konferenca kryesohet nga eurodeputetja, njëherësh kryetare e Komisionit për Transport dhe Turizëm të Parlamentit Evropian, Karima Delli dhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, ndërsa po marrin pjesë deputetë të Parlamentit Evropian, të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Në fjalën e tij të hapjes, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, duke çmuar lart rolin dhe qëndrimin e Parlamentit Evropian kundruall Kosovës, u uroi të pranishmëve mirëseardhje në këtë konferencë të rëndësishme, organizimi i të cilës në Prishtinë, sipas tij, përcjell për jetën politike në Kosovë disa mesazhe qartësisht të kuptueshme. Haliti tha se kjo është një dëshmi se Parlamenti Evropian ka në vëmendje raportin aktual me Kosovën dhe synon të nxisë dhe të rrisë bashkëpunimin në të ardhmen.

"Mbajtja e kësaj konference në Prishtinë vlerëson rolin, ecurinë dhe rëndësinë e politikës rajonale të Kosovës, si promovuese e paqes dhe bashkëpunimit në rajon, si dhe u përcjell të gjitha vendeve të Ballkanit dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian, mesazhin se stabiliteti në Kosovë nuk është vetëm i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm për sigurinë dhe lëvizjen e lirë në rajon dhe më gjerë", theksoi nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Duke u ndërlidhur me temën e konferencës, Haliti tha se zhvillimi i infrastrukturës rrugore, energjetike dhe i telekomunikimeve, është faktor kyç në zhvillimin ekonomik të një vendi, i cili aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Me qëllim të krijimit të kushteve për një transport të sigurtë dhe respektimin e kritereve ndërkombëtare për ruajtjen e mjedisit jetësor, shtoi ai, autoritetet e Kosovës kanë për objektivë të sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së transportit në tërësi, ndërtimin e rrugëve moderne që lidhen me korridoret trans -evropiane, ndërtimin e infrastrukturës bashkëkohore të transportit hekurudhor dhe të infrastrukturës për komunikime elektronike.

"Tashmë Kosova ka bërë disa hapa konkretë në ndërtimin e rrugëve që e lidhin me vendet e rajonit, siç është ajo me Shqipërinë, kurse janë në proces edhe ajo me Maqedoninë, Serbinë dhe me Malin e Zi. Lidhja e popujve dhe e shteteve në mes vete, lëvizja e lirë e qytetarëve, mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore, është domosdoshmëri e kohës", tha në fjalën e tij nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Karima Delli, eurodeputete, njëherësh kryetare e Komisionit për Transport dhe Turizëm të Parlamentit Evropian, në fjalën e saj para të pranishmëve tha se forcimi i lidhjeve midis ekonomive dhe qytetarëve në Ballkanit Perëndimor, është shumë e rëndësishme. Duke theksuar nevojën për transparencë në të gjitha nivelet, Delli tha se duhet promovuar dhe zbatuar projektet më të mira.

Gazmend Turdiu, zv/sekretar Gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, tha se Këshilli ka rëndësi të madhe në implementimin e strategjisë 2020, e cila, sipas tij, ka për qëllim që ta fuqizojë bashkëpunimin rajonal në fusha të ndryshme, në mënyrë që të ketë gjithpërfshirje të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas Turdiut, strategjia ka 11 targete përmes së cilave matin të arriturat në rajon.

Deputeti, njëherësh anëtar i Delegacionit të Parlamentit kroat në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP PBEJL), Vedran Babiq, foli për bashkëpunimin rajonal dhe nevojën e zhvillimit e të forcimit të mëtejmë të partneritetit midis vendeve të Ballkanit.

Lidhur me temën "Rrjetet Trans-Evropiane, Kornizat për konvergjencë: procesi i Berlinit, Agjenda lidhëse", folën Jozo Radosh, eurodeputet dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Kroacisë, Maja Handjiska Trendafilova nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal dhe Davor Kunc, Menaxher i programit: Energjia dhe Transporti, Njësia për bashkëpunim dhe programe rajonale (Ballkani Perëndimor).

Ndërkaq, në një panel tjetër, eurodeputeti Knut Fleckenstein, nga Gjermania, dhe Eleni Theocharous, nga Qipro, diskutuan në temën "'Lidhja e butë': përmirësimi i qeverisjes për të siguruar një kornizë të favorshme të investimeve".

Me diskutimet e tyre, kontribuuan pjesëmarrës të tjerë të konferencës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, të Kuvendit të Shqipërisë dhe të parlamenteve të tjera rajonale.

Konferenca po vazhdon punimet edhe në orët e pasdites.

Në Prishtinë po zhvillon punimet Konferenca ndër-parlamentare: “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse” Në Prishtinë po zhvillon punimet Konferenca ndër-parlamentare: “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse”Në Prishtinë po zhvillon punimet Konferenca ndër-parlamentare: “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse”Në Prishtinë po zhvillon punimet Konferenca ndër-parlamentare: “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse”Në Prishtinë po zhvillon punimet Konferenca ndër-parlamentare: “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse”Në Prishtinë po zhvillon punimet Konferenca ndër-parlamentare: “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse”Në Prishtinë po zhvillon punimet Konferenca ndër-parlamentare: “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse”Në Prishtinë po zhvillon punimet Konferenca ndër-parlamentare: “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse”Në Prishtinë po zhvillon punimet Konferenca ndër-parlamentare: “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse”Në Prishtinë po zhvillon punimet Konferenca ndër-parlamentare: “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse”