Lajmet e fundit
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, takon homologen e tij italiane, Lucia Pagano
E Premte, 03.03.2017
Sekretari i përhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, ka takuar në Romë homologen e tij, Lucia Pagano, Sekretare e Përgjithshme e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian.
Në këtë takim, sekretari Krasniqi ka diskutuar me homologen Pagano për bashkëpunimin ndërparlamentar mes Kosovës dhe Italisë, si dhe për mundësitë e ndihmës që Parlamenti italian mund t'i ofrojë Kuvendit të Kosovës në ngritjen e mëtejme të kapaciteteve.
Krasniqi e ka informuar sekretaren italiane për reformat legjislative dhe për ndjekjen e përvojave evropiane që bënë Kuvendi i Kosovës gjatë amendamentimit të projektligjeve.
Të dy sekretarët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, i cili do të formalizohet nëpërmjet një memorandumi të bashkëpunimit, gjatë vizitës që sekretarja italiane e Parlamentit do t'i bëjë së shpejti Kuvendit të Kosovës.