Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion…
E Enjte, 02.03.2017
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga Selvije Halimi, zv/kryetare e parë e Komisionit, u shqyrtua raporti me amendamente i komisionit funksional në Projektligjin nr. 05/L-150 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, i cili raport mori mbështetje unanime nga anëtarë të Komisionit.
Në vijim, Komisioni ka shqyrtuar edhe amendamentet e grupit punues në Projektligjin nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Me këtë rast kryesuesi i këtij grupi të punës, z. Armend Zemaj, paraqiti amendamentet e këtij grupi, duke sqaruar në vijim edhe propozimet që kanë dalë nga dëgjim publik i Komisionit për këtë projektligj. Po ashtu ai paraqiti edhe amendamentin e propozuar nga deputeti Nait Hasani, i cili propozim nuk mori mbështetje nga Komisionit ( me 3 vota pro, 3 kundër dhe 1 apstenim). Megjithatë, ky amendament shkon në seancë pa përkrahje të Komisionit, ndërkaq do të shfaqet edhe kërkesa për Ministrinë e Drejtësisë që ta rishikojë këtë çështje gjatë ndryshimeve të pakos ligjore.
Krejtësisht në fund, Komisioni ka përkrahur amendamentet e grupit të punës dhe procedohen në seancën e sotme plenare.