Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 01.03.2017




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në mbledhjen e sotme drejtuar nga Flora Bronvina, (kryetare) shqyrtoi në parim Projektligjin për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesë veriore e Kosovës.

Deputetja Safete Hadërgjonaj, përfaqësuese e grupit të deputetëve iniciues të këtij projektligji, sqaroi para anëtarëve të komisionit qëllimin e propozimit të këtij projektligji, për të gjetur forma të nxitjes së zhvillimit ekonomik, punësimit dhe hapjes të vendeve të reja të punës në zonë veriore të Kosovës.

Pas sqarimeve dhe diskutimeve të deputetëve, Komisioni me tre vota pro dhe tre vota kundër dhe një abstenim, me qëllimin e hapjes së një debati më të gjerë, pranoi që ky projektligj të procedohet për më tej.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale